Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Fushë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçiklete, ku si pasojë e aksidentit një fëmijë ka vdekur.
Aksidenti ka ndodhur të enjten në ora 14:10.
“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçiklete, ku si pasojë e aksidentit lëndime fatale kishte marr viktima fëmijë mashkull K/shqiptar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Më vendim të prokurorit i dyshuari, ngasësi i kamionit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/