Site icon Telegrafi

Aksident në Fushë Kosovë, treni godet veturën (Foto)

Një veturë sot në orët e mbrëmjes është goditur nga treni në Fushë Kosovë.

Në fotografitë që i ka dërguar një lexues i Telegrafit në redaksinë tonë, shihet se treni ka goditur veturën me targa të Serbisë, derisa ajo po e kalonte hekurudhën.

Aaksidenti ka ndodhur në vendin ku kalohet hekurudha për të shkuar në fshatin Nakaradë. Ai ka thënë se ka të lënduar në këtë aksident.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 në rrugën “Pajazit Islami”.

Sipas tij, në këtë aksident lëndime të lehta ka marrë vozitësi i automjetit, i cili është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë-Kosovë për trajtim mjekësor.

“Njësitet relevante policore janë marrë me rastin dhe pas konsultimeve me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/


Exit mobile version