Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë një motor edhe një veturë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se nga ky aksident i lënduar ka mbetur një person.
“Në ora 15:30 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/