Dy aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.
Aksidenti i parë ka ndodhur në rrethrrotullim dje rreth orës 16:30 ku personi i dyshuar shtetas i huaj duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren Femër K/Shqiptare e cila ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-së.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Kurse aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 21:10, ku i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/