Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan në fshatin Slivovë.
Nga ky aksident është lënduar një person. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë Gjilan ( fshati Slivovë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy veturave dhe nje automjeti transportues. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/