Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në fshatin Polac të Skenderajt, ku si pasojë ka humbur jetën një femër.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në ora 18:20, në një rrugë lokale të fshatit Polac të Skenderajt, si pasojë e aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 80 vjeçe, nga shikimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të veturës i cili e godet këmbësoren”, ka thënë Zahiti.
Ai ka treguar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/