Telegrafi

Aksident në Fier, autobusi përplaset me Benzin dhe përfundon në oborrin e banesës

Një aksident është shënuar mëngjesin e së hënës në aksin Fier-Patos ku një automjet tip Benz është përplasur me një autobus.

Si pasojë e përplasjes është lënduar një person, i cili është duke u mjekuar pranë spitalit rajonal Fier.

Gjithashtu, janë shënuar dëme të shumta materiale teksa autobusi ka dalë jashtë rruge. Policia është në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/