Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 21:20 minuta në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj, ku si pasojë një këmbësor ka humbur jetën.
Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale, B.P. (64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K. (shtetas i Shqipërisë 3 vjeçar) , me ç’rast viktima pëson lëndime të rënda trupore.
“I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/