Telegrafi

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina, shpërthen në flakë njëra prej tyre

Një automjet në Elbasan është përfshirë nga flakët, pasi është përplasur me një tjetër mjet.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në autostradën “Elbasan-Tiranë”.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit. /Telegrafi/