Telegrafi

Aksident në Elbasan, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një 58-vjeçareje dhe lëndimin e tre të tjerëve ka ndodhur gjatë natës në autostradën Elbasan-Tiranë.

Autoritetet thonë se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa shkak është bërë një 60-vjeçar, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton se drejtonte mjetin në efektin e pijeve alkoolike.

Të gjithë ta lënduarit po udhëtonin në automjetin, i cili u përplas nga shoferi i alkoolizuar. Pas aksidentit shoferi është arrestuar dhe po merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave. /abcnews.al/