Telegrafi

Aksident në Elbasan, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, tre të lënduar (Foto)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në dalje të qytetit, pak metra larg rreth rrotullimit.

Një automjet me targa greke është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Siç shkruan bw, përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore e cila ka administruar trafikun në këtë aks rrugor.

Ndërsa një ambulancë ka transportuar për në urgjencë të lënduarit të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.