Sipas policisë, Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin, po udhëtonin me një autoveturë tip Fiat, kur janë goditur nga dy automjete të tjera tip Benz dhe tip Ford.
Gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip Fiat, Gazmend Gjoka, është e rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Goxhas, 10 km larg qytetit të Durrësit. /Telegrafi/