Bekim Jashari, djali i komandatit Hamzë Jashari, ka pësuar aksident komunikacioni.
Ai është aksidentuar në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, i kanë thënë portalit drenicasot.com, dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Siç shihet në fotot e siguruara nga portali në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë, pjesëtarë të FSK-së, ndërsa nuk dihet nëse Bekim Jashari ka pësuar lëndime.
Po ashtu në këtë rrugë janë krijuar edhe kolona të gjata.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Telegrafin aksidentin në Zabel të Ulët, ndërsa tha se të lënduar janë tre persona.
Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është veturë zyrtare. /Telegrafi/