Telegrafi

Aksident në Dollc të Klinës, ka të lënduar (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc të Klinës, ku ka të lënduar.

Siç njofton KosovaPress në aksident janë përfshirë dy vetura, ku ka të lënduar, ndërsa për fat të mirë nuk ka viktima.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, kurse si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e madhe në të dy kahet e rrugës./Telegrafi/