Telegrafi

Aksident në Dollc të Klinës (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë, në fshatin Dollc të Klinës.

KosovaPress raporton se në aksident është përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një kamion. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Pjesa e aksit rrugor Prishtinë-Pejë, në fshatin Dollc, është më e rrezikshmja, pasi ndodhin aksidente të shpeshta si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës dhe kushtet atmosferike.