Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesante në Divjakë.
I vdekur ka mbetur shtetasi A. P.
Ai udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.
Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital. /TCH/