Telegrafi

Aksident në Butel, dy të lënduar (Foto)

Mbrëmë në Butel, rrugën Luboten, ka ndodhur një përplasje mes dy veturave, Passat dhe Shkoda. Gjatë këtij aksidenti janë lënduar dy persona të cilët menjëherë janë marrë nën kujdes mjekësor, njofton Tv21.

Aksidenti ka ndodhur pasi që vetura Pasat ka qenë duke ecur drejtë dhe papritmas nga anash del dhe i bie drejtperdrejtë në pjesën e pasme të derës personi i cili drejtonte veturën Shkoda. Policia do të duhet të caktoj fajtorin ditët në vijim./Telegrafi/