Një shtetase e Maqedonisë ka humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar, në një aksident që mbrëmë ndodhi në autostradën Beograd-Nish tek vendi “Umçari”.
Sipas mediumeve serbe, aksidenti ka ndodhur kur makina e tipit “Audi A6” me regjistrim të Maqedonisë, ka dalur nga rruga dhe është përmbysur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në makinë ka pasur katër shtetas të Maqedonisë, mes moshës 30 deri 35 vjeçare, të cilët nga Beogradi janë kthyer në Maqedoni. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën për urgjencë.
Sipas të njëjtave burime, dy nga udhëtarët janë në gjendje të rëndë, ndërsa për gjendjen e shoferit nuk ka informacione./Telegrafi/