Telegrafi

Aksident në Baballoq të Deçanit, humb jetën një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Baballoq. Një person është i vdekur dhe një i lënduar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës. /Telegrafi/