Një aksident komunikacioni ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë katër automjete.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të distancës së sigurisë, duke pasur parasysh edhe faktin që trafiku është i dendur sot në këtë aks.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për pasojë, trafiku është rënduar, ndërkohë policia po punon për zhbllokimin e qarkullimit.
Më herët, një tjetër aksident ndodhi në të njëjtin aks, ku u përplasën dy automjete, fatmirësisht nuk pati të lënduar.