Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Durrës- Tiranë në kilometrin 6.
Një makinë raportohet se ka përplasur për vdekje një person.
Policia e cila ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet tha se viktima i moshës 88 vjeç ishte këmbësor.
Ai është përplasur nga një mjet tip Volkswagen. Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, emri i te cilit nuk dihet. /Telegrafi/