Një preson 47-vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në një aksident në komunikacion ditën e djeshme.
Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup – Veles, afër Katllanovës, kur motoçiklisti pasi ka humbur kontrollin, goditi gardhin e autostradës dhe është rrëzuar në tokë.
Ai është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e policisë së SPB-Shkup./Telegrafi/