Telegrafi

Aksident në autostradën Gostivar – Tetovë, lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Dje në ora 08:55 në Departamentin e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar – Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar tre persona.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve  “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga S.L.(73) nga Gostivari dhe një automjetit “Chevrolet” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga J.A.(57) nga Tetova.

“Pas aksidentit drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave janë transportuar në qendrën emergjente në Gostivar, ku dy drejtuesit dhe pasagjeri J.L. nga automjeti i pasagjerëve “Golf” janë konstatuar me lëndime të rënda trupore, ndërsa te pasagjerët Sh.A. dhe J.J janë konstatuar lëndime trupore”.

“Me autorizim të prokurorit, në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll një ekipi i Policisë së Gostivarit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/