Telegrafi

Aksident në autostradë, afër fshatit Babush, lëndohet një person

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur afër fshatit Babush në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamion.

Sipas tij, një person ka marr lëndime të lehta.

“Rreth orës 16:30 afër fshatit Babush, në autostradë është shkaktuar një aksident trafiku.Të përfshira në aksident kanë qenë tri automjete dhe një kamion. Një person raportohet të ketë marr lëndime të lehta, përderisa Njësia policore për menaxhim dhe kontroll të autostradës është marr me procedura tjera të rastit”, ka thënë ai./Telegrafi/