Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një karroce me një makinë.
Policia tha se “një mjet tip Benz me targa bullgare CA 9918 PK me dejtues shtetasin Spiro Nasto, është përplasur me një karrocë të drejtuar nga 73 vjeçari, Përparim Osmanllari.”
Të dy të aksidentuarit u dërguan në spitalin e Korçës, ku 73 vjeçari në gjendje të rëndë, ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit, Spiro Nasto ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/