Telegrafi

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohen disa persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë, në aksin rrugor e Milot-Rrëshen.

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në fshatin Munaz, janë përfshirë në aksident automobilistik mjeti me drejtues shtetasin F.T., banues në Suedi, mjeti me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, mjeti me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe mjeti me drejtues shtetasin L.G., banues në Zvicër, raporton tch

Si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi ,të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto: Ilustrim