67-vjeçari që u bë shkak i një aksidenti rrugor në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është arrestuar nga Policia e Shtetit.
67-vjeçari V.Ç i cili drejtonte veturën është aksidentuar me një veturë tjetër me drejtues një 39-vjeçar A.A nga Librazhdi.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi i veturës si dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të.
Lëndime trupore ka marrë edhe një 11-vjeçare e cila udhëtonte në automjetin e 39-vjeçarit, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Tch/Telegrafi/