Telegrafi

Aksident në aksin Kukës- Kalimash, 3 të vdekur e 2 të plagosur

Sipas policisë, mjetet e aksidentuara janë një kamion dhe një makinë tip fuoristradë, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Mësohet se viktimat udhëtonin në furositradën me targa AA 486 ED, nga Tirana drejt Kosovës, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre, transmeton BW.

Ndërkaq njëri prej të lënduarve është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Kukësit.

Momentalisht autostrada Kukës-Kalimash është e bllokuar, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Në aksident mësohet se janë përfshirë gjithashtu edhe mjete të tjera, të cilat kanë pësuar dëmtime. /Telegrafi/