Një 26-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e së shtunës në aksin Fier-Lushnjë dhe për pasojë ka humbur jetën.
I riu drejtonte një automjet tip Benz, kur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Policia ka bërë me dije se ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Euronews/Telegrafi/