Site icon Telegrafi

Aksident në aksin Fier-Lushnje, humb jetën 20-vjeçari

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni, të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se nga aksidenti ka gjetur vdekjen Ermal Mara pasi automjeti më të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i riu është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Në automjet, mësohet se udhëtonin katër të rinj, dy djem dhe dy vajza. Tre të plagosurit e tjerë janë transportuar për në spital dhe mësohet se një nga vajzat ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Exit mobile version