Site icon Telegrafi

Aksident në afërsi të Probishtipit, një i vdekur dhe katër të lënduar

Foto: Ilustrim

Një persona i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i një aksident, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Probishtip-Kruishtë, në afërsi të fshatit Buçishtë.

Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur 18-vjeçari V.J, ndërsa katër bashkëudhëtarët tjerë janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova tha se sipas informacioneve të para në terren, aksidenti është paraqitur në mëngjesin e sotëm në orën 4:25, ndërsa ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Dy të lënduarit të moshës 17 dhe 18 vjet janë transferuar në Spitalin Klinik të Shtipit, kurse dy të tjerët janë transferuar në spitalin në Probishtip.

Zëdhënësja e Spitalit Klinik Shtip, Marina Shumanska thotë se njëri nga djemtë është me lëndime të rënda në kokë, është kryer intervenim nga ana e neokirurgut dhe ndodhet në shok dhomë, ndërsa djaloshi tjetër është me lëndime në mushkëri dhe është transferuar në Repartin për Kirurgji./Telegrafi/

Exit mobile version