Telegrafi

Aksident në afërsi të Prilepit, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Gradsko-Prilep, 20 kilometra në kalimin Pletvar.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prilepit për kurim.

Sipas informacioneve të para nga shërbimet e Ndihmës së Shpejtë, të cilët të parët kanë arritur në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni dhe makine. Të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë./Telegrafi/