Katër persona u dërguan në spital pas përplasjes ndërmjet tetë veturave, ku i përfshirë ishte edhe një Ferrari me vlerë prej 600 mijë dollarëve.
Sipas mediave britanike, shërbimet e emergjencës u thirrën në vendin e ngjarjes pak para orës 19:00 në Londër, pas aksidentit.
Për fat të mirë, asnjë nga të përfshirët në aksident nuk pësoi ndonjë lëndim, me rrezik për jetën.
Një dëshmitare tha se pa nëntë makina policore dhe dy ambulanca në vendin e ngjarjes kur ajo kaloi në një tramvaj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=q7SxKDKTGLQ