Telegrafi

Aksident ndërmjet një kamioni dhe një veture në Klinë, dy të vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në orët e mbrëmjes në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe nga kjo përplasje kanë pësuar me jetë dy persona.

Lajmin për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

“Dy të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF Klinë prej nga janë transferuar në spitalin rajonal Pejë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tyre”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe prokurori i rastit. /Telegrafi/