Site icon Telegrafi

Aksident ndërmjet një autobusi dhe një veture në magjistralen Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Sot në ora 16:40, në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhë një aksident trafiku.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.

Ai është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version