Mbrëmë rreth orë 23, personi me iniciale B.K. (22) nga Gostivari, me motiçikletë ‘Honda’ në rrugën ‘Ilindenska’ në Gostivar ka dalur nga korsia dhe është përplasur në gardhin e betonit.
Siç informojnë nga MPB, motoçiklisti nga ky aksident ka marrë lëndime të rënda trupore. Ai me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivra, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është përcjellë në klinikën ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekip nga SPB Tetovë./Telegrafi/