Site icon Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Skenderaj, pesë të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale”, ka deklaruar Zahiti.

Ekipet e emergjencës dhe policia kanë dalë në vendngjarje për t’u marrë me rastin, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura./Telegrafi/

Exit mobile version