Telegrafi

Aksident mes traktorit e veturës në Dubravë, dy të lënduar

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Dubravë të Istogut, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:35 në fshatin Dubravë të Istogut. Në këtë aksident janë përfshirë nja traktor dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore meqë rast janë përcjellur për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova. /Telegrafi/