Një aksident komunikacioni, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një autobus i ri i Trafikut Urban, ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Agim Ramadani”, afër Kuvendit të Kosovës.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, shihet se si një veturë e ka goditur autobusin e Linjës 4 në pjesën e pasme.
Qytetari tregon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe se kanë mbetur të bllokuar së paku 20 minuta.