Në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira janë katër vetura.
Një dëshmitar ka thënë për klankosova.tv se si rrjedhojë e këtij aksidenti ka edhe qytetarë të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, siç shihet në pamjen e siguruar, por që nuk ka ndonjë informatë zyrtare se cili është numri i të lënduarve dhe cila është gjendja e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=fPakZyFcpbo