Site icon Telegrafi

Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen katër persona

Foto: Peja në Fokus

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur të premten rreth orës 080:00 mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, të lënduarit par marrjes së tretmanit mjekësorë në QMF në Klinë janë liruar për në shtëpi.

“Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, e cila ka ndodhur sot rreth orës 08:05 mes dy veturave. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për QMF në Klinë për të marr tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version