Telegrafi

Aksident mes dy aeroplanëve në aeroportin e Frankfurtit

Në aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ka ndodhur përplasje mes dy aeroplanëve, që po lëviznin ngadalë nëpër pistë.

Korean Air Boeing 777 është përfshirë në aksident me Air Namibia, sapo ka përfunduar rreth orës gjashtë të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, të dy aeroplanët kanë mbetur me dëmtime të lehta, por fluturimet janë anuluar për 18 orë, derisa janë kryer riparimet e nevojshme.

Udhëtarët janë dërguar për akomodim në hotele, ndërsa presin që aeroplanët të jenë në rregull.

Në këtë aksident, nuk ka pasur ndonjë person të lënduar, ndërsa ngjarja nuk ka shkaktuar ndonjë tollovi në aeroport. /Telegrafi/