E plotësuar: Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Komoran në fshatin Vragoli, janë përfshirë tri vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nuk është raportuar për të lënduar.
“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/
—-
Aksident mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Komoran
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në magjistralen Prishtinë-Komoran.
Nga fotografitë që ka siguruar Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura.
Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/