Telegrafi

Aksident mes 3 automjeteve në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë

Komunikacioni në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë tek fshati Cerovë zhvillohet me vështirësi, ndërsa automjetet lëshohen një nga një, për shkak të hetimit të vendit të ngjarjes.

Sipas SPB Tetovë, sot në mëngjes rreth orës 9:30 në fshatin Cerovë, ka ardhur deri tek aksidenti ku dy persona janë lënduar, dhe njëri ka lëndime më të rënda trupore. Nga arsye të pa konfirmuara janë goditur tri automjete: “Audi” me tabela të Tetovës, “Ford Mondeo” me tabela të Shkupit dhe “Audi” me tabela të Zvicrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për disa kohë në rruga drejt Strazhës ishte në ngadalësim, ndërsa para një ore policia kryen rregullimin e lëvizjes së automjeteve në të dyja drejtimet./Telegrafi/