Telegrafi

Aksident me fatalitet

Aksidenti ka ndodhur kur dy vetura janë ndeshur, me ç’rast një person ka humbur jrtën kurs enjë tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë në QKUK.

“Rreth orës 16:05 minuta njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në drejtim të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë (QKUK)”, ka thënë Kelani.

Sipas Kosovapressit një veturë e tipit "Audi”,që drejtohej nga F.V. nga Gllareva e ka goditur një veturë tjetër “Opel Corsa” duke e shkëputur në mes dhe duke e hedhur në ara. /Telegrafi/