Site icon Telegrafi

Aksident masiv në Durrës, të paktën 8 të plagosur

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përfshinë në një aksident masiv.

Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Plepave, aty ku 4 makina u përplasën më njëra-tjetrën.

Raportohet se mes të lënduarve, tre janë fëmijë.

Duke cituar burime nga policia, gazetarja thotë se asnjë prej të lënduarve nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e ambulancës dhe policisë.

Kjo e fundit, përveç hetimeve për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të shumëfishtë, ndërhyri edhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve./Tv Klan

Exit mobile version