Pesë ushtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë janë lënduar në një aksiden komunikacioni që ka ndodhur sot në autostradën Veles-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga MPB-ja, rasti kandodhur në ora 12:30 në afërsi të pikëpagesës Sopot, ndërkaq janë përfshirë tre automjete të USHM-së që kanë lëvizur në konvoj për në aktivitete të rregullta ushtarake në Krivollak.
Ushtarët e lënduar janë transferuar në spitalin e Velesit, por nuk ka patur nevojë që të mbahen për trajtim të mëtutjeshëm. Janë duke u kryer hetimet në vendin e ngjarjes./Telegrafi/