Në një aksident komunikacioni të ndodhur në Shkup, ka vdekur një shtetas i Kosovës.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme, në sheshin “Nikolla Karev, kur SH.H (48), duke drejtuar veturën “Mercedes” me regjistrim të Kosovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni.
Në gjendje të rëndë, shtetasi i Kosovës është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja e tij. /Telegrafi/