Në një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:35 minuta në hyrje të Shtimes.
Sipas Policisë, ngasësja e automjetit të udhëtarëve, e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren L.V., 43 vjeçare, me ç’rast e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“E lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia, transemton Telegrafi.
Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion./Telegrafi