Dy persona kanë humbur jetën në mëngjesin e hershëm, si rezultat i një aksidenti komunikacioni në lagjen Karposh të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në fatkeqësi kanë vdekur, shoferi i taksisë, (B. A) (35) dhe udhëtarja, (K. S) (37).
Një ekip i SPB-së të Shkupit ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes, kurse trupat e pa jetë janë dorëzuar për obduksion. është duke u punuar për sqarimin e plotë të rastit. Nuk dihet nëse udhëtarja ka qenë shfrytëzuese e taksisë, apo bashkëudhtare e shoferit.
Më poshtë keni videon e siguruar nga Tv Nova./Telegrafi/